Nga Bota
4 March 2026
Turqia rrëzon raketën iraniane mbi Hatai, NATO dhe SHBA reagojnë

Një raketë iraniane u rrëzua nga mbrojtja kundërajrore e NATO teksa kalonte mbi territorin turk në rajonin e Hatai. Është rasti i parë që një raketë iraniane shkel hapësirën ajrore turke dhe aktivizohet mbrojtja e aleancës, ndërsa Ankaraja zyrtare thirri për sqarime ambasadorin e Iranit.

Ministri turk i Mbrojtjes paralajmëroi se nuk do të hezitonte të kundërpërgjigjej ndaj çdo kërcënimi. Është e paqartë nëse bazat amerikane në Turqi ishin në shënjestër, por trajektorja e raketës tregon se objektivat mund të jenë në Mesdheun Lindor.

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, deklaroi se SHBA dhe Izraeli po ecin drejt fitores dhe se, “Kemi nisur gjuetinë, çmontimin, shkatërrimin dhe demoralizimin e gjithë kapaciteteve të tyre për 4 ditë. Brenda pak ditësh, në më pak se dy javë, dy fuqitë ajrore më të fuqishme të botës do të kenë kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit.”

Ngjarja vjen ndërsa mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka ndikuar në prodhimin dhe transportin e naftës nga vendet e Gjirit dhe tregjet botërore, duke shtuar shqetësimet për furnizimin global me energji.



Të ndryshme
Më shumë
Rihanna fotografohet në momente intime me të dashurin në publik25 June 2021
UN Women: Dhjetëra gra dhe vajza humbasin jetën çdo ditë në Gaza17 April 2026
Kejvina Kthella mahnit me dukjen e saj të fundit26 August 2020