Nga Rajoni
5 March 2026
28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së

Sot shënohen 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës dhe momenti që shënoi fillimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e familjes Jashari në Prekaz. Në përballje të pabarabartë, Adem Jashari së bashku me familjen e tij zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u shndërruar në simbol të rezistencës dhe të vendosmërisë për liri.

Kjo sakrificë u kthye në një moment historik që mobilizoi mijëra të rinj për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e shndërruar Epopenë e UÇK-së në një pikë kthese në rrugëtimin drejt çlirimit të vendit.

Sakrifica e familjes Jashari mbetet një nga kapitujt më domethënës të rezistencës shqiptare dhe një simbol i përhershëm i luftës për liri, dinjitet dhe pavarësi.

Në shënim të kësaj dite, në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë solemne, ndërsa edhe Qeveria e Kosovës zhvillon mbledhje solemne në nderim të Epopesë së UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Kompania franceze alarmon për rrezik radiologjik në Kinë23 July 2021
Ndodh edhe kjo/ Abuzime me vërtetimet për shmangien e vaksinës30 August 2021
KOSOVË / Shtatë vjet nga transformimi i FSK-së në ushtri, ekspertët: Progresi tejkaloi parashikimet15 December 2025