Nga Rajoni
5 March 2026
Osmani: Sakrifica e Jasharëve në Prekaz ndryshoi drejtimin e historisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerësoi sakrificën e familjes Jashari dhe rëndësinë historike të ngjarjeve të marsit 1998 në Prekaz.

Osmani theksoi se përballjet e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz shënuan një kthesë të madhe për historinë e Kosovës, duke e cilësuar qëndresën e familjes Jashari si simbol të sakrificës dhe të luftës për liri.

“Muaji mars ishte muaji i përballjeve që vendosën drejtimin e historisë tonë. Pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në zemër të Prekazit, historia jonë mori drejtim të ri”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se në kullat e Prekazit komandanti legjendar Adem Jashari, bashkë me familjen e tij, zgjodhën sakrificën përballë përkuljes dhe lirinë përpara frikës.

“Në ato tri ditë, 58 shpirtëra u bënë dritë për një popull. Krismat e armëve nuk ishin vetëm zhurmë baruti, por thirrje për liri që zgjoi Kosovën dhe ndërgjegjen e botës”, deklaroi presidentja.



Të ndryshme
Më shumë
SHBA planifikon pasaporta speciale me portretin e Donald Trump për 250-vjetorin e Pavarësisë29 April 2026
Mickoski: Pres që Maqedonia e Veriut të jetë ndër pesë ekonomitë më të mira në Evropë në tremujorin e parë 2 June 2025
Diaspora nis votimin për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë27 October 2025