Nga Rajoni
5 March 2026
Albin Kurti përkujton 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi sot 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga mbledhja solemne e Qeverisë, seanca e Kuvendit të Republikës dhe rreshtimi i kuadrateve të ushtrisë, duke theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të sakrificës së familjes Jashari.

“Përmes sakrificës së Prekazit janë tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje të vetme historike të ndodhur në vendin tonë këtu e 28 vjet më parë. Ajo tashmë është besë e shpresë për popullin tonë, e pikë referimi për brezat e ardhshëm, si dhe çështje studimi e frymëzimi për studiuesit e akademikët mbarë botës”, tha Kurti.

Ai shtoi se përkujtojmë Epopenë e UÇK-së duke riafirmuar zotimin për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe përparimtare mbi historinë e lavdishme dhe të ardhmen e ndritshme. “Lavdi jetës dhe veprës heroike të kryekomandantit Adem Jashari. Lavdi familjes Jashari, lavdi luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!”, deklaroi kryeministri.



Të ndryshme
Më shumë
110 mijë euro i kanë kushtuar Ramiz Merkos ndriçimi i Drinit të Zi në Strugë22 June 2021
Hashimica, Xhaferica ose Ramadanica – fenomeni që fsheh identitetin e grave27 September 2021
Filipçe nga Velesi: Të vaksinohemi për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen tonë 2 September 2021