Nga Vendi
6 March 2026
Misajllovski takon përfaqësuesin e NATO-s, thekson investimet për forcimin e Armatës

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, u takua me Karl Ford, drejtor për planifikim të mbrojtjes në NATO dhe udhëheqës i ekipit të Aleancës që merr pjesë në bisedimet e rregullta vjetore bilaterale për mbrojtjen mes NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit, Misajllovski theksoi se vendi po vazhdon investimet për modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve të Armatës, në përputhje me standardet e Aleancës.

“Vazhdojmë të investojmë në Armatë për të forcuar gatishmërinë e saj luftarake dhe për të përmbushur objektivat e aftësive të NATO-s. Me një Armatë të fortë, ne gjithashtu kontribuojmë në forcimin e sigurisë kolektive të Aleancës. Në kohë sfidash gjeopolitike globale, uniteti dhe aleanca janë mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e rajonit dhe zonën euroatlantike”, është shprehur Misajllovski.



Të ndryshme
Më shumë
Strugë, dalja deri në orën 17 shënon 30.17%15 July 2020
Aktakuza ndaj Thaçit, a duhet të dorëhiqet presidenti?27 June 2020
DW: Serbia pas Vuçiqit: Fituesve po u humbet durimi31 October 2026