Sport
6 March 2026
Meksika Garanton Sigurinë për Finalet e Botërorit 2026

Meksika ka dhënë garanci se finalet e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohen me siguri të plotë në këtë vend. Ministri i Sigurisë, Omar Garcia Harfuch, udhëhoqi një mbledhje me përfaqësues të FIFA për të diskutuar masat që do të merren në prag të turneut, që do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

Në takimin morën pjesë edhe zyrtarë nga tre shtetet federale mikpritëse dhe përfaqësues ushtarakë, me qëllim të shtimit të sigurisë në zonat ku do të zhvillohen ndeshjet, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe tifozëve që do të vizitojnë vendin.

Ky paralajmërim vjen pas trazirave të fundit në Meksikë, pas vrasjes së bosit të kartelit të drogës, El Mencho, në shtetin e Jalisco, një nga zonat organizatore të Botërorit. Në shtetin e Nuevo Leon pritet të luajë edhe Shqipëria nëse kualifikohet në fazën finale. Meksika do të presë gjithsej 13 ndeshje të turneut, që do të jetë një ekskluzivitet i TV Klan.



Të ndryshme
Më shumë
TVSH 10 përqind për karburantet nga 24 marsi, DAP paralajmëron kontrolle të përforcuara23 March 2026
Vdiq duke u dërguar ujë zjarrfikësve, publikohen momentet e fundit të 25-vjeçarit turk30 July 2021
Einxhel i bën një kërkesë Donaldit, ja për çfarë bëhet fjalë13 March 2022