Nga Rajoni
6 March 2026
Në Shqipëri, 37 Gra dhe Vajza të V*rara në 4 Vjet

Në Shqipëri, gjatë katër viteve të fundit janë regjistruar 37 v*rasje ndaj grave dhe vajzave. Viti 2024 shënon shifrat më të ulëta me 5 vrasje, nga të cilat tre janë femicid, por sipas raportit të Avokatit të Popullit në këtë vit janë regjistruar edhe 18 raste të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave. Në 72% të rasteve, viktimat kishin përjetuar dhunë të mëparshme nga autori, duke treguar se dhuna fatale shpesh është pasojë e një abuzimi të vazhdueshëm.

Vilma Shurdhi, komisionere e Avokatit të Popullit, theksoi: “Të përfshihet femicidi si vepër e veçantë penale. Ofrimi i mbështetjes ekonomike. Mbështetje të posaçme për fëmijët si dhe për masa të parandalimit të vrasjeve dhe dhunës.”

Sociologja Entela Binjaku pohoi se motivet kryesore lidhen me dëshirën për kontroll dhe xhelozinë dhe se krimi ndaj gruas ndodh kryesisht brenda familjes, duke u bërë viktimë partneri, më rrallë babai apo vëllai. Ajo shtoi se kjo tregon problematikë të natyrës së marrëdhënies dhe mentalitetit dhe shpesh burra nuk arrijnë të komunikojnë me partneret e tyre me mendësi ndryshe.

Mbi gjysma e ngjarjeve të dhunës raportohen në zonat rurale, rreth 56%, duke pasqyruar realitetin patriarkal. Binjaku shtoi: “Lidhet me mentalitetin e zonës, papërputhshmërinë e partnerëve në çift. Lidhet edhe me dëshirën për të jetuar në një mënyrë të re, por ato traditat nuk e lejojnë. Në zonat rurale ka edhe vështirësi, ndonjëherë është edhe mendësia që burri është ai që udhëheq familjen.”

Ekspertët rekomandojnë përmirësimin urgjent të kuadrit ligjor mbi femicidin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Burimi: TV Klan



Të ndryshme
Më shumë
Rinia e BDl-së vizituan sot haxhi Bari Nuhija: Respektojmë të kaluarën27 June 2020
Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish për çështjen e presidentit, pa marrëveshje konkrete 3 March 2026
COVID-19 Maqedoni, më shumë të shëruar sesa të infektuar 2 September 2020