Nga Vendi
7 March 2026
Vendosen gurthemelet e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Në Shkup janë vendosur gurthemelet e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një projekt që konsiderohet ndër investimet më të mëdha në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Sipas tij, projekti kap vlerën prej rreth 42 milionë eurosh dhe parashikon ndërtimin e një kampusi universitar modern, të konceptuar sipas standardeve bashkëkohore të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Mexhiti theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe për rolin që pritet të ketë në të ardhmen akademike të të rinjve shqiptarë. Ai u shpreh se, ky është një moment historik dhe një nga investimet më të mëdha të realizuara ndonjëherë në arsimin shqip në vend.

Sipas tij, kampusi i ri do ta shndërrojë Shkupin dhe veçanërisht Çairin në një qendër të rëndësishme universitare për shqiptarët. Mexhiti shtoi se investimet në arsim janë investimet që ndërtojnë të ardhmen e një kombi dhe se aty ku ndërtohen universitete ndërtohet edhe fuqia intelektuale e shoqërisë.

Ai theksoi se Universiteti “Nënë Tereza” pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik për brezat e ardhshëm.



Të ndryshme
Më shumë
Menduh Thaçi: U ndava me Ziadin Selën sepse e luta në një kafe në Veleshtë: Mos ju merr pare njerëzve, tha janë BDI 7 July 2020
Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta falimentonin shtetin11 November 2026
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, mbi 10 mijë persona evakuohen nga zjarret24 July 2026