Nga Vendi
10 March 2026
Shkollat të sigurta me ngrohje, rezervat e naftës mbulojnë edhe vitin e ardhshëm

Objektet parashkollore dhe shkollore që përdorin naftën për ngrohje nuk pritet të përballen me mungesë të energjisë termike, pavarësisht rritjes së çmimeve të derivateve të naftës. Drejtues të disa shkollave bëjnë të ditur se furnizimi me këtë lëndë djegëse është siguruar deri në përfundim të sezonit aktual, madje në disa raste edhe për vitin e ardhshëm shkollor.

Gjatë një vizite në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Çair, u konstatua se sistemi i ngrohjes funksionon normalisht dhe ambientet e shkollës janë të ngrohta, edhe pse temperaturat gjatë ditëve të fundit kanë qenë më të buta për shkak të motit pranveror.

Drejtoresha e shkollës, Esma Fazlija, theksoi se institucioni është i përgatitur për sezonin aktual dhe nuk priten probleme me furnizimin.

“Sa i përket ngrohjes në shkollën tonë ne jemi të furnizuar për momentin dhe deri në fund të sezonit kemi mjaftueshëm edhe besoj se edhe për vitin e ardhshëm kemi. Nëse eventualisht nuk kemi mjaftueshëm atëherë bëjmë kërkesë në komunë dhe furnizohemi. Deri në 15 mars kemi afatin e ngrohjes”, deklaroi Fazlija.

Ndërkohë, në shkollën “Hasan Prishtina” dhe në disa objekte të tjera arsimore në Komunën e Çairit po zhvillohen përgatitjet e fundit për realizimin e një projekti që synon kalimin në sistem të ngrohjes qendrore. Në disa komuna të tjera të vendit, institucionet arsimore tashmë kanë kaluar në sistem ngrohjeje me energji elektrike.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Ndryshon krejtësisht pamje Mimoza Mustafa 28 October 2021
Andi reagon për herë të parë pasi Melisa konfirmoi ndarjen11 March 2022
Një grua në Tiranë pastron reklamën e shkarravitur ku është fshirë fytyra e Goran Bregoviqit18 August 2021