Nga Vendi
23 July 2020
Aksident në autostradën Tetovë – Shkup, disa të lënduar

Në autostradën Tetovë – Shkup ka ndodhur në një incident mes një ‘BMW’ me targa të Tetovës dhe një ‘Nissan’, poashtu me targa të Tetovës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Telegrafi Maqedoni u shprehën se ka disa të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e katërt të kësaj autostrade, përkatësisht në rrugën për në fshatin Trebosh.

Në vendngjarje ishte ndihma e shpejtë dhe ekipi i policisë për ta vendosur në procesverbalin aksidentin./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri - Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Kemi dyshime për variantin “Delta”23 July 2021
Tërmet 4.9 ballë godet zonën kufitare mes Prizrenit dhe Tetovës, qytetarët në panik10 February 2026
Reagon këngëtari Qazim Beka: As Shkurte Fejza e as Naim Gjoshi nuk po ma njohin pronësinë e këngës "Mora Fjalë"25 September 2026