Nga Rajoni
11 March 2026
Familja Cani: Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve

Në një deklaratë të fortë për mediat, familja Cani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok. Ata theksojnë se Martini nuk u vra nga aplikacioni, por nga dështimi i institucioneve shqiptare.

“Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit tonë si pretekst për censurë dhe manovra politike”, thuhet në reagim.

Familja Cani rendit faktet që sipas tyre çuan në tragjedinë e djalit: mungesa e sigurisë në shkolla, papërgjegjshmëria e institucionit arsimor, dështimi i sistemit shëndetësor dhe politika e qeverisë që u fokusua më shumë tek propaganda sesa tek siguria e fëmijëve.

“Të vërtetat ulëritëse që po vrasin fëmijët tanë janë: sistemi arsimor i falimentuar, papërgjegjshmëria e shkollës, krimet e sistemit shëndetësor dhe propaganda në vend të sigurisë. Mjaft me manipulime! Kërkojmë drejtësi për Martinin dhe për çdo fëmijë tjetër që ra viktimë e këtij sistemi të kalbur”, shprehet familja.



Të ndryshme
Më shumë
Qiraxhiu që nuk do donit ta kishit, la pas 5000 kanoçe birrë në apartament19 August 2021
Fushata zgjedhore drejt fundit, mbeten edhe tre ditë deri në heshtjen zgjedhore15 October 2025
ASH-AAA do ta largohet gjatë votimit të Xhaferit21 August 2020