ShowBiz
11 March 2026
Aludime për një lidhje të re, Egli Tako përflitet për romancë me Redon Beranin

Egli Tako duket se vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë. Pas ndarjes së bujshme nga këngëtari Gjesti dhe mohimit të disa herë të zërave për një romancë të re, në rrjetet sociale kanë nisur aludime të reja për jetën e saj sentimentale.

Së fundmi, ndjekësit po spekulojnë për një lidhje të mundshme mes saj dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Redon Beranit. Dyshimet janë ngritur pas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku fansat kanë vënë re detaje të ngjashme.

Në një prej imazheve, Redoni shfaqet duke pozuar pranë një fuoristrade të zezë Mercedes G-Class, ndërsa Egli ka publikuar foto pranë një makine të ngjashme, si dhe një tjetër ku duket e ulur brenda një automjeti. Këto detaje kanë nxitur diskutime dhe komente të shumta në rrjet.

Megjithatë, deri më tani gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve të publikut. Kujtojmë se Egli dhe Redoni krijuan një raport të afërt dhe miqësor në ditët e para të qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, por rrugëtimi i tyre u ndërpre pasi Redoni vendosi të largohej nga shtëpia për shkak të presionit. Vetëm pas daljes së tij, Egli nisi romancën me Gjestin.



Të ndryshme
Më shumë
U largua nga ‘Për’puthen’ pas përplasjeve me një konkurrente, kush është moderatori që pritet të zëvendësojë Arjan Konomin15 March 2022
A do të ndalohen dasmat pas rritjes së rasteve me COVID-19, flet Afrim Muçiqi 6 August 2021
Prindërit e familjarëve të rastit të Koçanit publikuan kërcënimet që marrin, MPB kërkon t’ua dërgojnë me email18 June 2025