Sport
12 March 2026
FFM hap procedurë disiplinore ndaj Vardarit pas derbit me Shkëndijën

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit të Vardarit për shkak të organizimit të dobët në ndeshjen derbi të javës së 21-të kundër Shkëndijës.

Takimi u zhvillua në fushën kryesore të Qendrës Sportive “Petar Milloshevski”, pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa në fund të ndeshjes disa tifozë kanë hyrë në fushë. Ky incident mund të ndikojë në ndëshkimin e klubit me gjobë nga organet disiplinore.

Ndërkohë, Komisioni Disiplinor ka njoftuar edhe për pezullimin njëmujor të Toni Meglenskit, ndihmës trajner te Vardari, i cili është pjesë e stafit të trajnerit Goce Sedlloski.

Po ashtu, nga dy ndeshje pezullim janë shqiptuar për trajnerin e Sileksit, Aleksandar Vasoski, si dhe për ndihmësin e Muarem Muaremit te Rabotniçki, Shaban Sulejmani.

Në mesin e dënimeve është edhe futbollisti i Sileksit, Darko Dodev, i cili është pezulluar me një ndeshje moslojë pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e javës së 22-të kundër Vardarit.



Të ndryshme
Më shumë
Hoxhaj: priten lajme pozitive për lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Haga 3 May 2026
Robert Berisha: MC Kresha e BimBimma kanë vite përvojë në muzikë më shumë se sa Fero ka vite jetë (VIDEO)22 August 2020
A po rrezikohen marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri pas ‘Open Balkan’, flet Kusari-Lila 9 August 2021