Nga Vendi
12 March 2026
Debati për të drejtat e shqiptarëve në RMV, rikthehet në vëmendje thënia e Arbër Xhaferit

Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se burimi i krizave në vend ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Sipas tij, para vitit 2001 burimi kryesor i krizës ishte Kushtetuta, ndërsa pas këtij viti në qendër të kritikave po vendoset gjithnjë e më shumë Gjykata Kushtetuese.

Në reagimin e tij, Fazliu rikujtoi edhe një nga thëniet e njohura të politikanit shqiptar Arbër Xhaferi, i cili kishte theksuar se, “në Maqedoni, çfarë të lejon Kushtetuta, ta pamundëson ligji, çfarë të lejon ligji, ta pamundëson një administrator i thjeshtë maqedonas kur shkon ta realizosh një të drejtë qytetare”.

Ai shtoi se sot këtij paradoksi i është shtuar edhe një dimension tjetër, duke theksuar se, “në Maqedoni, çfarë të lejon Kushtetuta, ta pamundëson Gjykata Kushtetuese”.

Fazliu ngriti gjithashtu pikëpyetje edhe për rolin e politikës shqiptare pas vitit 2001, duke theksuar se nëse do të ishin konsoliduar mekanizma të qëndrueshëm institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, shumë nga këto çështje nuk do të mbeteshin ende të hapura.



Të ndryshme
Më shumë
Reagon BDI Dibër pas vendimit të Gjykatës Administrative25 October 2021
Zyrtari taleban: Nuk do qeverisim me sistem demokratik, kemi nevojë për ushtarë dhe pilotë19 August 2021
MSH-Maqedoni: Janë rivaksinuar 773.537 qytetarë28 October 2021