Nga Vendi
13 March 2026
Kadriu kërkon ligj të veçantë për Gjykatën Kushtetuese dhe votim me shumicë cilësore

Gjyqtari i Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Osman Kadriu, vlerëson se miratimi i një ligji të posaçëm për këtë institucion mund të jetë zgjidhja për dilemat që shfaqen në vendimmarrje për çështje me interes të lartë.

Ai theksoi se në shumicën e vendeve kjo çështje është e rregulluar me ligj të veçantë, ndërsa në vend vazhdon të mbetet e hapur pavarësisht diskutimeve të shumta.

“Kur Parlamenti do të sjellë ligj të veçantë, unë thellë jam i bindur se me atë ligj Parlamenti do ta rregullojë edhe çështjen e votimit në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mundet vallë Gjykata Kushtetuese të vendosë vetëm me shumicë të thjeshtë me 5 anëtarë, ndërsa para saj parashtrohen iniciativa për kontestimin e ligjeve sistemore që sjell Parlamenti”, deklaroi Kadriu.

Sipas tij, vendimet e marra vetëm me shumicë të thjeshtë mund të jenë ligjërisht të vlefshme, por jo domosdoshmërisht legjitime. “Ai vendim vetëm nga aspekti juridik është legal sepse e ka fituar shumicën, por nga aspekti i legjitimitetit të tij nuk është legjitim”, tha Kadriu, duke shtuar se nevojitet një shumicë cilësore për vendime të tilla.

Ai theksoi se nuk është e domosdoshme të zbatohet modeli i Badinterit, por sipas tij duhet të ekzistojë një mekanizëm që garanton shumicë më të lartë dhe përfaqësim më të balancuar.

Ndërkohë, propozimi për vendosjen e mekanizmit të Badinterit në Gjykatën Kushtetuese ka hasur në kundërshtime nga pala maqedonase. Gordana Siljanovska-Davkova është shprehur publikisht kundër kësaj ideje, ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka deklaruar se nëse ndodh një ndryshim i tillë, atëherë më mirë do të ishte që Gjykata të mbyllej.



Të ndryshme
Më shumë
Pas dasmës lukzose, Kida me partnerin shijojnë pushimet 13 September 2026
Uji në Siniçan, ekspertët dalin në terren 1 September 2020
Ivanovska: Qeveria të heqë dorë nga angazhimi i “Bechtel dhe Enka” përmes “ligjit të veçantë” 3 July 2021