Nga Rajoni
14 March 2026
Qeveria e Kosovës nis punën për shndërrimin e zotimeve në plane konkrete

Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, qytetarët e Kosovës dhanë një besim të paparë, dhe qeveria aktuale synon ta kthejë këtë besim në siguri dhe begati. “Ne nuk garuam me premtime që harrohen, por me zotime që jetësohen”, tha një përfaqësues i kabinetit qeveritar.

Sot ka nisur një takim i përbashkët i kabinetit qeveritar, i cili do të zgjasë dy ditë, me qëllim që zotimet e fushatës dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve t’i shndërrojnë në program qeverisës. Ky proces synon të kthejë zotimet në plane dhe programin në projekte konkrete, qëllime me objektiva, strategji me operacione dhe masa me punë të përditshme gjatë këtij mandati.

Qeveria thekson se angazhimi, interesi publik, zhvillimi dhe barazia, integriteti dhe dinjiteti shtetëror janë pikënisja dhe synimi kryesor i veprimeve qeveritare.



Të ndryshme
Më shumë
Bislimoski tregon se a do të ketë rritje të çmimit të rrymës? 12 October 2021
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, nafta mbi 100 dollarë dhe alarm global për krizë energjetike31 March 2026
Vuçiq mungon në Samitin BE-Ballkani Perëndimor 1 July 2025