ShowBiz
15 March 2026
Do ta zgjidh me babanë e Rogertit sipas Kanunit, i ati i Selin mesazh familjes së banorit

Debatet që lidhen me banorët e Big Brother VIP Albania kanë kaluar edhe jashtë shtëpisë, pasi babai i Selin, Toni Bollati, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të bëra nga Rogerti.

Në një intervistë për emisionin Fan Club në Top Channel, ai tha se nuk e njeh personalisht Rogertin dhe se nuk kishte dëgjuar për të para se të bëhej pjesë e spektaklit.

“Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Po ju them që ajo mund të ketë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron”, u shpreh Bollati gjatë intervistës.

Ai hodhi poshtë edhe pretendimet që kanë qarkulluar se ndodhet në burg, duke theksuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. “Kjo gjëja e burgut e kam sajuar unë”, tha ai, duke shtuar se nuk beson se do të ketë ndonjëherë një takim me Rogertin.

Në të njëjtën kohë, Bollati i dërgoi një mesazh babait të Rogertit, duke kërkuar që situata të shihet sipas traditës. “Përmes jush i çoj fjalë babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve, që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës”, deklaroi ai.

Reagimi i tij vjen pasi Rogerti kishte deklaruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP se tezja e Selin i kishte thënë se babai i saj ndodhet në burg, pretendim që është mohuar më herët edhe nga vetë Selin.



Të ndryshme
Më shumë
Tayna vjen me një fotografi provokuese në vaskë24 September 2020
Shkurte Gashi publikon fotografi të djalit për herë të parë 3 September 2021
A janë bashkuar Tuna dhe Patrisi? 6 July 2021