Nga Rajoni
16 March 2026
Ambasada e Shqipërisë në Kanada forcon bashkëpunimin me juristët shqiptarë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada organizoi një takim virtual me juristë, avokatë dhe profesionistë të tjerë shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e drejtësisë në të gjithë Kanadanë. Ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të një rrjeti profesional ndërmjet ekspertëve të fushës së ligjit.

Qëllimi i këtij rrjeti është shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira, duke mundësuar që juristët shqiptarë në diasporë të lidhen më ngushtë me institucionet dhe profesionistët në Shqipëri. Ky rrjet synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për kontributin e diasporës shqiptare në zhvillimin dhe promovimin e shtetit të së drejtës.

Ky takim virtual u prit me entuziazëm nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve profesionale dhe shkëmbimit të eksperiencave për të përmirësuar praktikën ligjore dhe qasjen ndaj sfidave të drejtësisë në Kanada dhe jashtë saj. Ambasada ka nënvizuar se iniciativat e tilla janë thelbësore për të ndërtuar një komunitet të bashkuar dhe profesional shqiptar jashtë vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Policia sekuestron rreth 100 rrënjë kanabisi në Tearcë të Tetovës 4 August 2021
Kohe Sociale nga Griselda Geci në AlmakPress 5 March 2026
Ursula Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor në fund të shtatorit15 September 2021