Nga Rajoni
16 March 2026
Anije e Frontex fundoset në Kastellorizo, plagosen 4 persona në bord

Një anije e Frontex u përmbys dhe u fundos ditën e sotme në brigjet e Kastellorizo, duke plagosur katër persona në bord. Në anije ndodheshin gjithsej pesë persona, katër estonezë, përfshirë edhe ambasadorin estonez dhe një oficer të Rojës Bregdetare. Të plagosurit u transportuan në Rodos dhe pritet të dërgohen në spitalin e ishullit.

Kryebashkiaku i Kastellorizos, Nikolaos Asvestis, deklaroi se shkaku i përmbysjes së anijes mbetet ende i paqartë. Ai shtoi se “Roja Bregdetare nxitoi menjëherë në vendngjarje dhe pasi u ndihmuan të plagosurit, pasoi një shpërthim dhe anija u fundos”.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet greke dhe po vijon hetimi për rrethanat që çuan në këtë incident.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
205 të infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit, 6 viktima dhe 336 të shëruar10 July 2020
Vajza e qiellit, akrobatja Fiona Rushiti vjen me një video ekskluzive nga Kalaja e Tetovës 2 August 2021
Adelina Ismaili ndan me fansat një moment nga përditshmëria... 24 September 2021