Nga Vendi
16 March 2026
Bekim Sali organizon iftar me funksionarët e VLEN-it për muajin e Ramazanit

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonia e Veriut, Bekim Sali, organizoi një iftar me funksionarët e VLEN, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Gjatë fjalës së tij, Sali theksoi se “sofrat e iftarit janë një kujtesë se puna jonë kërkon bashkëpunim dhe solidaritet mes nesh. Ashtu siç ndahet buka e iftarit me njëri-tjetrin, edhe përgjegjësitë dhe sfidat duhet t’i përballojmë bashkërisht, me mirëkuptim dhe përkushtim”.

Ai u shpreh gjithashtu se ky iftar duhet të jetë një leksion bashkimi dhe uniteti, duke shtuar se “Le të jetë kjo mbrëmje një moment reflektimi, por edhe një motiv shtesë për të vazhduar punën tonë me më shumë energji, më shumë përgjegjësi dhe më shumë përkushtim ndaj qytetarëve, ndaj së ardhmes së vendit tonë dhe brezave që vijnë pas nesh”.



Të ndryshme
Më shumë
Trump themelon Bordin e Paqes për Gazën, Kosova bëhet pjesë nënshkruese22 January 2026
Pas mbërritjes në Shëngjin, afganët dalin të shijojnë plazhin30 August 2021
Merko akuzon BDI-në për standarde të dyfishta në trajtimin e ish-funksionarëve21 April 2026