Nga Vendi
18 March 2026
Rezolutë në Kuvend për provimin e jurisprudencës në shqip, kërkohet zbatim i ligjit

Grupi parlamentar i Frontit Europian ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë që synon zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, pas një iniciative të ndërmarrë nga studentët e drejtësisë.

Në këtë dokument theksohet se studentët shqiptarë, megjithëse i ndjekin dhe i përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara, nuk kanë mundësi ta japin provimin në gjuhën e tyre amtare, një situatë që cilësohet si shkelje e ligjit dhe cenim i parimit kushtetues të barazisë.

Deputetët shqiptarë u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse, në veçanti Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, të ndërmarrin masa të menjëhershme për organizimin e provimit edhe në gjuhën shqipe, duke garantuar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave gjuhësore për të gjithë kandidatët.



Të ndryshme
Më shumë
Hapen hotelet në Ohër, sezoni verorë ka filluar, turistë nuk ka 4 July 2020
Zjarrfikësit sllovenë pritet sot pasdite të arrijnë në Berovë29 July 2025
“Një vizitë e veçantë me zonjën e veçantë”, babi i Dua Lipës poston foton nga takimi me Vjosa Osmanin16 September 2021