Nga Rajoni
18 March 2026
Malaj propozon paketë sociale për të përballuar rritjen e çmimeve

Profesori Arben Malaj paralajmëron se rritja e çmimeve do të ndikojë direkt te fermerët, shërbimet dhe konsumatori, duke theksuar se, “problemi kryesor është se nuk dimë sa e gjatë dhe sa e thellë është kjo. Duhet paketë sociale sepse rritja e çmimit do të shkojë te fermeri, te shërbimet dhe konsumatori do ta ndjejë menjëherë”.

Ai sugjeron që qeveria shqiptare të ndjekë shembujt e vendeve europiane, ku çdo fitim nga rritja e çmimit shkon në fonde sociale për të mbështetur qytetarët në nevojë, vendosen kufij të çmimeve dhe përjashtime nga TVSH për mallrat ushqimore, duke shtuar se, “Gjermania për shembull ka dhënë një ndihmë për transportin urban për punonjësit se është rritur kosto e transportit”.

Edhe Konfindustria e naftës ka bërë thirrje për zbatimin e një pakete fiskale lehtësuese dhe ka propozuar uljen e taksës së qarkullimit të automjeteve për të përballuar ndikimin e krizës.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Nesër konstituohet Kuvendi, nën protokolle të posaçme kundër Covid-19 3 August 2020
Dorëheqje tronditëse në industrinë e AI: Studiuesi i sigurisë paralajmëron se “bota është në rrezik”14 February 2026
Sheshi i Tetovës shtabi kryesor i Bilall Kasamit27 September 2021