ShowBiz
19 March 2026
Gjesti: "Drejtesia ka me fitu, si gjithmonë."

Pas lirimit nga paraburgimi, artisti Gjest ka shpërndarë një reagim të gjatë përmes rrjeteve sociale, ku shpreh pendimin për situatën dhe falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur. Ai shkruan:

"SQARIM: Periudha e fundit nuk u ka me e lehtë për mu, edhe ndjeva t’nevojshme me adresu çka ka ndodh. Fillimisht po du me pranu se kom bo gabim edhe kerkoj falje për shqetësimin qe i kom shkaktu stafi. M’vjen shume keq edhe jom shume pishmon. Une nuk jom njeri i tille edhe ka qene ni torture e madhe qe nuk u nal kurr, mund me m’pru ne at gjendje. Faleminderit prej zemres për krejt mesazhet dhe mbeshtetien, m’keni jep force n’momente t’vështira. Ni falenderim i vecant shkon për avokatet e mi, Burimi Azemin dhe Artan Cerkinin për profesionalizmin edhe perkrahjen e vazhdueshme. N’bashkepunim me label, menaxhmentin edhe avokatat tone ne Britani, kemi nis procedura ndaj kompanise Onima për krejt keqtrajtimet nder vite, borxhet (tu e perfshi edhe borxhin aktual), mundesite e humbuna dhe damet e shkaktume. Ka shume sene qe hala nuk i dini, po ge keni me i kuptu shume shpejt. Muziken s’munet me ma nal kurr kush, sidomos jo njerezit edhe kompanite qe e kane per qellim me i shkatrru artistat edhe me e niollos industrine e muzikes. Gjate ksaj kohe, ge jemi n’gjyq koft nevoja edhe vec n’TikTok e Instagram kom me i postu kangt e mia, e pa muzike s’ju lo. Ju du shume! Drejtesia ka me fitu, si gjithmonë."



Të ndryshme
Më shumë
Adriana Matoshi tenton ta puthë në buzë shoqen e ngushtë21 June 2021
Ahmeti: Nuk mendoj se do të dorëhiqet Zaevi29 October 2021
Ziadin Sela takoi Lulzim Bashën29 October 2020