Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh për unitet, solidaritet dhe respekt të ndërsjellë.
Në urimin e tij, ai theksoi se forca e një shoqërie qëndron në gatishmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të treguar mirëkuptim. Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të kultivojnë bashkëjetesën dhe të ndërtojnë besim, duke investuar në një të ardhme të përbashkët me paqe dhe stabilitet.
Ai u shpreh, “Le të mbushen shtëpitë tuaja me ngrohtësi, dashuri dhe begati”, duke uruar shëndet, përparim dhe lumturi për të gjithë besimtarët.
Mesazhi i tij vjen në një moment festash, duke theksuar rëndësinë e harmonisë dhe solidaritetit në shoqëri.