Nga Bota
21 March 2026
Ndahet nga jeta ish-drejtori i FBI-së Robert Mueller në moshën 81-vjeçare

Robert Mueller, ish-drejtor i FBI dhe figura qendrore e një prej hetimeve më të rëndësishme në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga familja e tij, e cila deklaroi, “Me trishtim të thellë, po ndajmë lajmin se Bob ndërroi jetë mbrëmë”.

Në gushtin e kaluar, familja kishte njoftuar se Mueller ishte diagnostikuar me sëmundjen Parkinson në vitin 2021.

Mueller u bë i njohur për udhëheqjen e hetimit federal mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, duke shqyrtuar lidhjet e mundshme mes fushatës së Donald Trump dhe qeverisë ruse të drejtuar nga Vladimir Putin. Hetimi u zhvillua nga maji 2017 deri në mars 2019 dhe mbetet një nga proceset më të rëndësishme në historinë moderne politike të Shteteve të Bashkuara.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Maqedonia është ë para në Evropë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 1 October 2021
Zjarri gjatë protestës në Gjykatën e Lartë, pezullohen të gjitha gjyqet, përjashtohen çështjet urgjente20 October 2026
Moti sot në Maqedoninë e Veriut13 September 2021