Nga Vendi
22 March 2026
Mashtrim me patentë shoferi, 33-vjeçari denoncon humbjen e 2700 eurove

Një 33-vjeçar nga Turqia ka denoncuar në polici një rast mashtrimi, duke pretenduar se është dëmtuar financiarisht nga një person me inicialet A.I.

Sipas kallëzimit, gjatë vitit 2026, ai kishte rënë dakord me të dyshuarin që ky i fundit të ndërhynte për pajisjen e bashkëshortes së tij me patentë shoferi. Për këtë shërbim, viktima kishte paguar paraprakisht 2000 euro, ndërsa pjesa tjetër prej 700 eurosh ishte parashikuar të jepej pas përfundimit të procedurës.

Megjithatë, sipas denoncimit, shërbimi nuk është realizuar dhe shuma e paguar nuk i është kthyer, duke e shtyrë 33-vjeçarin t’i drejtohet autoriteteve përkatëse.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, të cilat po hetojnë rrethanat e ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Rinia e BDl-së vizituan sot haxhi Bari Nuhija: Respektojmë të kaluarën27 June 2020
Sot deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve10 September 2026
Malaj propozon paketë sociale për të përballuar rritjen e çmimeve18 March 2026