Nga Rajoni
22 March 2026
Protesta e opozitës në Tiranë shoqërohet me tensione dhe incidente pranë institucioneve

Opozita zhvilloi këtë të diel protestën e radhës kombëtare në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, tubimi i kësaj here nuk u shoqërua me fjalime, ndërsa situata u tensionua me një sërë incidentesh të njëpasnjëshme pranë institucioneve kryesore.

Gjatë protestës, u hodhën mjete piroteknike dhe flakadanë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, disa ministrive dhe selisë së Partisë Socialiste.

Për mbarëvajtjen e rendit, Policia e Shtetit angazhoi rreth 1300 efektivë në terren, të cilët ndërhynë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Burimi, Tv Klan



Të ndryshme
Më shumë
Kompozitori Adi Hila dëshmoi për disa orë në polici, kamerat ishin instaluar që nga viti 2022 2 October 2026
Flamuri i UÇK-së në protestat e dhunshme në Tiranë, reagon OVL e UÇK-së15 October 2026
Labinot Rexha del kundër Leonora Jakupit: Ajo nuk e përfaqëson as muzikën e rolin e opinionistes në reality show22 October 2026