Nga Vendi
23 March 2026
Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore për energjinë dhe karburantet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit për një periudhë 30-ditore, për shkak të vështirësive në furnizimin dhe menaxhimin e burimeve strategjike të energjisë dhe karburanteve.

Sipas vendimit, kriza lidhet me konfliktet e interesit në përdorimin e burimeve energjetike, si dhe me pengimin dhe bllokimin e importit të tyre në vend. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, aktivizohet selia kryesore e Qendra për Menaxhimin e Krizave, e cila do të jetë në funksion të vazhdueshëm për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar veprimet e institucioneve.

Vendimi obligon organet shtetërore të ndërmarrin masa konkrete për përballimin e situatës dhe minimizimin e pasojave në sektorin energjetik.

Zhvillimet e fundit në tregjet e energjisë lidhen edhe me tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, ku përshkallëzimi i konfliktit ka ndikuar në rritjen e çmimeve të karburanteve dhe në pasigurinë e furnizimit në nivel global, duke reflektuar edhe në vendet e rajonit.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Sekuestrohet sasi e madhe e testeve anti-gjen në “Tabanoc”23 August 2021
Ali Ahmeti: Tragjedia në Tetovë, dhimbje e madhe për të gjithë – opozita mos ta politizojë 15 September 2021
Covid-19, tre viktima dhe 168 raste të reja 9 July 2020