Nga Bota
24 March 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, stjuardesa gjendet e gjallë jashtë avionit

Një aksident i rëndë është regjistruar në New York, ku një avion pasagjerësh është përplasur me një mjet shërbimi gjatë lëvizjes në pistë, duke shkaktuar dhjetëra të lënduar.

Sipas raportimeve, një stjuardesë është gjetur e gjallë, e lidhur ende në sediljen e saj, e cila kishte dalë jashtë avionit përmes një hapjeje të krijuar gjatë përplasjes. Ajo ka pësuar lëndime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Avioni, me 73 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi në bord, kishte përfunduar uljen në mënyrë të sigurt pas një fluturimi nga Montreal, por incidenti ndodhi gjatë lëvizjes në pistë, ku mjeti tjetër dyshohet se ka hyrë pa autorizim.

Si pasojë, 43 persona janë dërguar në spital me lëndime të ndryshme, ndërsa shumica janë liruar, dhe nëntë prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor. Dy punonjës të zjarrfikëses raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Audio nga kulla e kontrollit tregon momente alarmi, ku dëgjohen thirrje për ndalimin e një mjeti që po hynte në pistë pak para përplasjes.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Agim Nuhiu: Regjistrimi, akti më i madh patriotik13 September 2021
Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni 3 September 2021
Zjarri në pallatet shumëkatëshe në Hong Kong, shkon në 44 numri i viktimave, qindra të zhdukur27 November 2025