Nga Bota
24 March 2026
Japonia nxjerr në shitje rezervat shtetërore të naftës për shkak të shqetësimeve për furnizimin

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë shitjen e një pjese të rezervave shtetërore të naftës, si masë për të përballuar shqetësimet në rritje mbi furnizimin.

Në një reagim në platformën X, Takaichi u shpreh se nga kjo javë, më 26, do të fillojë nxjerrja në treg e rezervave kombëtare, duke theksuar se vendimi synon stabilizimin e situatës energjetike.

Ajo bëri të ditur se Japonia ka përdorur tashmë rezervat private gjatë javës së kaluar, për të siguruar sasinë e nevojshme të furnizimit në nivel kombëtar.

Sipas raportimit të BBC, rreth 95% e naftës që përdor Japonia kalon përmes Ngushtica e Hormuzit, çka e bën vendin veçanërisht të ndjeshëm ndaj çdo zhvillimi që ndikon në këtë korridor strategjik.

Burimi: BBC, transmeton Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Arben Fetai ushtron të drejtën e votës në Opajë19 October 2025
Genta Ismajli rregullon raportet me babain, shfaqet pranë tij 9 July 2021
Mesiq: Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtri, as nuk mund t’i imponojë zgjidhje22 September 2021