Nga Bota
24 March 2026
SHBA-Iran: planet për bisedimet mbeten fluide ndërsa tregjet e energjisë reagjojn

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare. Kjo vjen pas deklaratave kontradiktore mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryetarit të parlamentit iranian lidhur me mundësinë e negociatave për konfliktin në vazhdim.

Trump ka pohuar se ka shtyrë me pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar këto pretendime si “lajme të rreme”. Një zyrtar i lartë iranian i tha CBS News se Irani ka marrë disa propozime nga SHBA përmes ndërmjetësve dhe ato po shqyrtohen, por negociatat nuk janë ende të konfirmuara.

Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për kujdes, duke theksuar se situata mbetet e paqëndrueshme dhe se nuk ka asnjë takim të konfirmuar mes përfaqësuesve të lartë të dy vendeve. Zëdhënësja Karoline Leavitt u shpreh se këto janë diskutime diplomatike të ndjeshme dhe SHBA nuk negocion përmes mediave.

Zhvillimet kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë. Çmimi i naftës Brent është rikthyer mbi 100 dollarë për fuçi duke arritur në rreth 103.69 dollarë në tregjet aziatike ndërsa nafta amerikane Nymex ka rritur gjithashtu çmimin. Rritja vjen pas shtyrjes së sulmeve dhe sinjaleve për një marrëveshje të mundshme paqeje por investitorët mbeten të pasigurt për zhvillimet e ardhshme.

Burimi: CBS News



Të ndryshme
Më shumë
Numbeo: Qytetarëve të Maqedonisë u nevojiten 97 euro në muaj për shpenzime komunale17 September 2021
Arr estohet drejtori i Kopshtit zoologjik Galetanovski, ky është shkaku13 July 2020
QMK: Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 16 vjeçares që u zhduk në ujërat e lumit Vardar28 July 2025