Nga Vendi
24 March 2026
Shqipëri–Kosovë: realiteti strategjik mbi narrativat përçuese

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka theksuar se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të gjykohet nga narrativa të pasakta dhe etiketime, por nga realiteti dhe koordinimi konkret. Në një shkrim të publikuar kohët e fundit, Meidani shkruan se Kryeministri i Shqipërisë nuk ka nevojë për mbrojtje dhe gjithçka që ka bërë për Kosovën është publike dhe e dokumentuar, duke përfshirë mbështetjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Bruksel dhe Strasburg, si dhe iniciativat konkrete për zhvillim dhe bashkëpunim mes dy qeverive.

Ai shton se keqkuptimet dhe trillimet, si pretendimet për ndërhyrje të Kryeministrit kundër Kosovës apo lidhje të kulturës me politika anti-Kosovë, janë të pasakta dhe rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhënien strategjike midis dy vendeve. “Askush në Shqipëri e në Kosovë nuk mund të ketë luksin të ushqejë narrativa që na ndajnë. Dy vendet tona kanë nevojë për më shumë koordinim, më shumë besim dhe më shumë realizëm,” shkruan Meidani.

Ambasadori nënvizon se dialogu me Serbinë dhe komunikimi rajonal nuk janë dobësi, por instrumente për paqe, uljen e tensioneve dhe zgjidhje afatgjata. Ai thekson se Shqipëria është vend pararojë në rajon për bashkëpunimin dhe sigurinë, dhe marrëdhënia me Kosovën është një realitet strategjik që tejkalon çdo përpjekje përçarëse.



Të ndryshme
Më shumë
Vizitat në Hagë, ish-krerëve të UÇK-së për tri orë u mundësohet privatësi e plotë me familjarët 6 July 2021
Pfizer kërkon autorizim për dozën e tretë të vaksinës 9 July 2021
Rriten divorcet në Gostivar, për çdo muaj shkurorëzohen nga dhjetë çifte 7 July 2021