Nga Rajoni
24 March 2026
Vlora Çitaku: 27 vjet nga bombardimet e NATO-s për lirinë e Kosovës

Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, kujtoi sot 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe të drejtën për dinjitet e liri. Në një postim, Çitaku shkruan: “Përjetësisht, faleminderit! Si sot, 27 vite më parë, NATO ndërhyri ushtarakisht për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe të drejtën tonë për dinjitet e liri. Falë luftës çlirimtare, urtësisë politike të lidershipit të asaj kohe dhe vendosmërisë së aleatëve tanë, ëndrra e brezave të tërë u bë realitet.”

Ajo shton se Kosova sot është një vend i lirë, me shpresë dhe të ardhme, dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë, si dhe për miqtë ndërkombëtarë që qëndruan pranë vendit në momentet më të vështira.



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani krah motrës së saj, një foto e ëmbël që përcjell dashuri10 October 2026
A do të izolohet shteti pas zgjedhjeve? Ja çfarë thotë Filipçe 7 July 2020
Lëvizja Besa shpalosi disa propozime në lidhje me funksionimin e tryezës së partive parlamentare shqiptare12 August 2020