Nga Vendi
27 March 2026
Nga 1 maji ulen çmimet për 300 ilaçe, qytetarët do t’i sigurojnë më lehtë në vend

Rreth 300 ilaçe gjenerike pritet të kenë çmime më të ulëta duke nisur nga 1 maji, ndërsa pjesa tjetër e barnave do të mbetet me çmimet aktuale. Ulja pritet të përfshijë kryesisht terapitë për tensionin e gjakut, antikoagulantët dhe medikamentet për funksionin e zemrës, duke u mundësuar qytetarëve t’i sigurojnë ato në vend pa pasur nevojë të drejtohen në shtetet fqinje.

Zëdhënësja e Shoqatës së Farmacive Private, farmacistja Biljana Bozhinovska, theksoi se “300 ilaçe gjenerike prej 1 majit pritet që t’u ulen çmimet, sidomos të barnave më të përdorura”, duke shtuar se në të kaluarën qytetarët detyroheshin t’i siguronin jashtë vendit për shkak të kostos më të ulët.

Megjithatë, mbetet shqetësim ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare në furnizim, pasi rritja e kostos së transportit apo mungesa e lëndëve të para mund të reflektohet në treg. Pavarësisht kësaj, nga Shoqata sigurojnë se aktualisht nuk pritet mungesë barnash, duke theksuar se “të gjitha ilaçet janë të qasshme dhe nuk mund të kemi deficit”.

Autoritetet dhe farmacistët u bëjnë thirrje qytetarëve të mos krijojnë rezerva të panevojshme, ndërsa paralajmërohet se rritje e lehtë çmimesh mund të ketë vetëm te suplementet, në intervalin 5 deri në 10 për qind.



Të ndryshme
Më shumë
Skadon afati për dhënien e kartelave pagesore17 July 2020
Kamioni Del Nga Rruga Dhe Bie Në Liqen Në Kukës, Polumbarët E RENEA-S Në Kërkim Të Shoferit29 June 2020
Festa Qoqaj e ndez rrjetin me pozat në fustan duke theksuar të pasmet22 October 2021