Nga Vendi
27 March 2026
Mickoski paralajmëron rritje pagash, deri në 40% më shumë për administratën në dy vite

Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe administratë do të përfitojnë rritje pagash duke filluar nga pagesa e marsit që do të realizohet në prill.

Ai theksoi se kjo rritje është pjesë e marrëveshjeve kolektive, ndërsa paralajmëroi edhe një plan më afatgjatë për rritjen e të ardhurave në sektorin publik. Sipas tij, “të punësuarit për afërsisht dy vite do të kenë të ardhura rreth 40% më të larta se ato që kanë sot”, duke shtuar se paga do të rritet gradualisht përmes nivelizimit linear prej 8 për qind.

Mickoski bëri të ditur se Qeveria ka miratuar propozim-marrëveshjen kolektive, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti me sindikatat, duke përfshirë edhe sektorin e drejtësisë. Ai nënvizoi se kjo marrëveshje përfshin rreth 99 për qind të punonjësve në sektorin publik dhe e cilësoi si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të tyre.



Të ndryshme
Më shumë
zgjedhjeve kaloi mirë, procesi i votimit ishte i qetë16 July 2020
Sheqerinska: Administrata e re amerikane dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociues me BE-në17 September 2021
Setien: “Atë që ndodhi me VAR-in e pa e gjithë bota”22 June 2020