Nga Bota
28 March 2026
Trump paralajmëron për Kubën, lë të hapur edhe opsionin ushtarak

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ngritur tonet ndaj Kubës gjatë një fjalimi në Miami, duke lënë të kuptohet se vendi ishullor mund të jetë objektivi i radhës i politikave të tij.

Duke folur në një forum investimesh, Trump përmendi zhvillimet në Venezuela dhe Irani, ndërsa shtoi se situata në Kubë po ndiqet nga afër, në një kohë kur vendi përballet me krizë të thellë ekonomike.

“Ndërtova një ushtri të shkëlqyer. Thashë, ‘Nuk do të duhet ta përdorni kurrë’. Por ndonjëherë duhet ta përdorni. Dhe Kuba është e radhës, meqë ra fjala. Por bëni sikur nuk e thashë këtë”, deklaroi Trump.

Sipas raportimeve, administrata amerikane ka nisur kontakte me pjesë të udhëheqjes kubaneze, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një qasjeje më të ashpër nëse situata përshkallëzohet.

Deklarata e presidentit vjen në një moment tensionesh të shtuara në rajon, duke ngritur pikëpyetje mbi hapat e ardhshëm të politikës së jashtme amerikane.



Të ndryshme
Më shumë
MASH Maqedoni: Reforma fillon më 1 shtator me materiale të reja mësimore dhe libra digjitalë 1 July 2021
Turqia ndalon 209 persona në operacione kundër terrorizmit, opozita reagon23 June 2026
Gëzim Kelmendi: Shefqet Krasniqit po i rrinë bukur flokët e mbjellura21 July 2021