Nga Rajoni
29 March 2026
Shqipëria në top 25 botëror për IQ, kryeson Ballkanin

Shqipëria është renditur ndër vendet me performancën më të lartë mendore në botë për vitin 2025, duke zënë vendin e 22-të globalisht sipas të dhënave të publikuara nga International IQ Test. Me një mesatare prej 101 pikësh, vendi shënon një rritje prej 3.81 pikësh krahasuar me vitin e kaluar.

Ky rezultat e vendos Shqipëria në krye të vendeve të Ballkanit, duke lënë pas Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat renditen dukshëm më poshtë në listë.

Në nivel global, Shqipëria pozicionohet pas vendeve si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa kryesimin e mbajnë Hong Kongu, Koreja e Jugut dhe Kina.

Të dhënat tregojnë një progres të qëndrueshëm të Shqipërisë në këtë tregues, duke reflektuar potencialin në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe arsimore në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Trump mbështet Netanyahun para zgjedhjeve në Izrael: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm26 October 2026
Kurti-opozitës: Mos e mbroni Amerikën nga unë, po dilni qesharakë 7 July 2021
KSHZ caktoi seancë për ankesat e parashtruara për zgjedhjet e parakohshme19 July 2020