Sport
29 March 2026
Federata kërkon të ul mërin e tifozëve me Anis Mehmetin...

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar së fundmi një prononcim për mediat të futbollistëve Anis Mehmeti dhe Ardian Ismajli para ndeshjes miqësore me Ukrainën.

 

Të dy futbollistët janë ndër më të dashurit për tifozët e kombëtares dhe si duket FSHF ka zgjedhur si strategji për të qetësuar dhe ulur tensionet tek tifozët me këta të dy futbollistë.

Siç nënkupton qartë Federata edhe me anë të deklaratave të futbollistëve kërkon të arrijë paqe edhe stabilitetin, që tifozët të kthehen përsëri e të mbështesin djemtë kuqezi.

 

Në deklaratën e Ardian Ismajli për FSHF media ai u shpreh në kuadër të ndeshjes : "Çdo ndeshje e Kombëtares është e rëndësishme. Kjo është një migësore, nuk eshtë e lehtë pas asaj ndeshje ndaj Polonisë, por ne jemi një ekip profesionist dhe i kemi kaluar edhe keto sfida dhe do të besojmë që me Ukrainën do të marrim një rezultat sa më pozitiv".

 

"Kemi merituar më shumë me Poloninë, kemi pasur shumë raste për të shënuar dhe normalisht që jemi shumë të deshperuar. Ndonjeherë futbolli është keshtu, ta kthen shpinën dhe fati nuk ishte me ne, por shpresojmë për më shumë fat në të ardhmen", përfundon Ismajli në deklaratën e tij.

 

Edhe pse me Poloninë Anis Mehmeti nuk ishte protagonist në fushë, kësaj rradhe duket se kërkesa e tifozëve do jetë parësore. Në deklaratë Mehmeti i cili u shpreh në prononcimin tha: "Normalisht që jemi të mërzitur, pasi kemi berë një

ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë. Kemi krijuar disa

raste të pastra për gol. Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e

rëndesishme dhe ne do të japim maksimumin për të

fituar"

Me këtë deklaratë Mehmeti tregon që ka vendosmëri për të plotësuar të paktën kërkesat minimale të tifozëve për inkuadrimin e tij në lojë.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti uron Fitër Bajramin me mesazh për solidaritet dhe kujdes ndaj fëmijëve20 March 2026
Maqedoni: 8 shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët 6 September 2021
Shqipëri: Regjistrohen 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-1919 July 2020