Nga Rajoni
31 March 2026
Hiqen masat e sigurisë për Ajola Xoxën, vendimi lidhet me gjendjen shëndetësore

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka vendosur të shfuqizojë masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tirana.

Sipas gazetares së Klan News, Glidona Daci, vendimi është marrë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Xoxa kishte paraqitur disa kërkesa për lehtësimin e masës, ndërsa më herët është raportuar se ajo është në pritje të ëmbël.

Ndërkohë, procesi gjyqësor në themel ndaj saj dhe Erion Veliaj vijon. Seanca e dytë është zhvilluar më 24 mars, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 1 prill në orën 09:00.

Burimi: Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Me këtë reper Tayna po sjell këngë të re!17 June 2021
Maqedonia pritet të strehojë rreth 400 afganë17 August 2021
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 38-ta në botë, mund të udhëtohet në 130 vende14 September 2026