Nga Vendi
31 March 2026
Kasami: Korridori 8 do të kalojë edhe nga Struga, nuk ka ndryshim të trajektores

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se Korridori 8 do të përfshijë edhe Strugan, duke hedhur poshtë pretendimet për ndryshim të trajektores së këtij projekti strategjik.

Në një intervistë për Alsat, Kasami theksoi se nuk ka asnjë vendim që e përjashton Strugën nga ky korridor, duke sqaruar se bëhet fjalë për dallim mes zgjidhjeve teknike dhe rëndësisë strategjike të projektit. Ai u shpreh se “të thuhet se Korridori 8 nuk do të kalojë kah Struga nuk është informacion i saktë”.

Sipas tij, Korridori 8 është një nga projektet më të rëndësishme pan-evropiane, që lidh vende të NATOs dhe Bashkimi Evropianit, duke pasur rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal të Maqedonisë së Veriut.

Kasami shtoi se ky projekt jo vetëm që lidh shqiptarët në rajon, por është po aq i rëndësishëm edhe për shtetin në tërësi, duke theksuar se “sa është i rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, aq i rëndësishëm është edhe për Maqedoninë”.

Ai nënvizoi se aktualisht puna për realizimin e korridorit po vazhdon me intensitet të lartë dhe se nuk pritet asnjë devijim nga plani fillestar.

Burimi: AlsatM



Të ndryshme
Më shumë
“…Gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, gjykata: Nafija u qëllua në veturë, vëllai i saj pasi doli nga Pikapi – 1 muaj burgim Valon Ramushit11 October 2026
375 milionë euro ka dërguar diaspora në Maqedoni gjatë krizës së koronavirusit21 September 2021
Tetovë, shtohet numri i vatrave me koronavirus 3 July 2020