Nga Rajoni
1 April 2026
Shqipëria, 17 vite në NATO, Begaj thekson rolin në sigurinë ndërkombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipëria në NATO, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për vendin.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai theksoi se anëtarësimi ka forcuar sigurinë dhe sovranitetin e Shqipërisë, si dhe ka rritur rolin e saj në aleancën euroatlantike. Begaj vlerësoi kontributin e vendit si një aleate e denjë në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Presidenti shprehu gjithashtu krenarinë për profesionalizmin e Forcave të Armatosura, të cilat, sipas tij, kanë kontribuar me dinjitet krah aleatëve sa herë është kërkuar, ndërsa theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë faktor stabiliteti dhe sigurie.



Të ndryshme
Më shumë
Shënohet solemnisht fillimi i vitit akademik në USHT 4 October 2021
Ish kreu i PDK-së Enver Hoxhaj: Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti17 September 2021
Tetovë, 60 gjoba për mos-mbajtje të maskës14 September 2020