Sport
2 April 2026
Kosova synon stadium të ri kombëtar pas kërkesës rekord për bileta

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se Kosova ka nevojë për një stadium të ri kombëtar me kapacitete më të mëdha pasi në duelin e fundit të “Dardanëve” kishte mbi 400 mijë kërkesa për bileta. Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se ideja për ndërtimin e stadiumit kombëtar u iniciua gjatë kohës sa ai ishte në krye të dikasterit.

“Me marrjen e detyrës në vitin 2017, hapi i parë që kemi ndërmarrë ishte ideja për të nisur ndërtimin e stadiumit kombëtar. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga FFK, nga kombëtarja jonë, por edhe nga klubet,” tha Gashi. Ai shtoi se stadiumi ishte planifikuar të ndërtohej në Korroticë të Epërme të Drenasit, një hapësirë që nuk do t’i kushtonte asgjë buxhetit të Kosovës dhe ku ishte siguruar pronësia nga Komuna e Drenasit.

Gashi theksoi se studimi i fizibilitetit për stadiumin ishte përmbyllur dhe se realizimi i projektit kërkon kohë për shkak të madhësisë dhe natyrës ndërkombëtare të tij. Stadiumi do të shërbejë për nevojat sportive të kombëtares dhe klubeve vendore, duke përmirësuar infrastrukturën e futbollit në Kosovë.

Burimi: KlanKosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
ASH: Vandalizimet e billbordeve janë tendenca të turpshme të individëve të dështuar në politikë30 September 2021
Clinton kërkojnë dëshmi publike mbi Epstein 7 February 2026
Arjola Demirit i del gjoksi jashtë bikineve në Big Brother25 October 2021