Nga Vendi
2 April 2026
Mickoski: rikthimi i të rinjve është i pashmangshëm, shteti duhet të krijojë kushte

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se emigrimi i të rinjve është pasojë e zhgënjimit të trashëguar nga periudha e tranzicionit, ndërsa theksoi se shteti duhet të krijojë kushte reale për kthimin e tyre.

Në një intervistë për RTVM, ai u shpreh se pabarazitë ekonomike të krijuara pas pavarësisë kanë lënë pasoja të thella sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt në vendimet e shumë qytetarëve për të braktisur vendin.

“Kur ndodhi pavarësia dhe tranzicioni, kapitali shoqëror u shndërrua në kapital privat dhe nga shumë të barabartë, disa u bënë jashtëzakonisht të pasur. Kjo krijoi zhgënjim te qytetarët dhe ndikoi që shumë familje t’i nxisnin fëmijët të kërkonin të ardhmen jashtë”, tha Mickoski.

Ai theksoi se rikthimi i ndjenjës së përkatësisë dhe identitetit është thelbësor për të ndalur emigrimin, ndërsa paralajmëroi një strategji të re për mbështetjen e të rinjve dhe familjeve.

“Duhet të rikrijojmë besimin te atdheu. Qeveria po punon për masa konkrete që nxisin lindshmërinë dhe mbështesin familjet, përfshirë lehtësira tatimore për nënat dhe politika që do të ndihmojnë në kthimin e të rinjve”, theksoi ai.

Sipas tij, këto politika synojnë jo vetëm frenimin e largimit, por edhe krijimin e kushteve që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria do të ndërrojë makinat! Rreth 2 milion euro për huazimin e makinave të reja 3 August 2021
ASH: Qeveria refuzoi amendamentin e Snopçes për vendosjen e matësve të ndotjes së ajrit19 July 2021
Spitali Nënë Tereza-Çair nis hapat për procesin e akreditimit 4 March 2026