Nga Vendi
4 April 2026
Bekim Sali nderon arsimtarin Hazbi Topojani, vlerëson kontributin e tij në edukim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në Komunën e Çairit në nderim të arsimtarit Hazbi Topojani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në fjalën e tij, Sali u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve, duke theksuar rolin dhe ndikimin e madh që i ndjeri pati në arsim dhe në edukimin e brezave.

“Humbje të tilla në shoqëri lënë boshllëk të madh, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që kanë kontribuar në edukimin dhe formimin e brezave të tërë. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjithmonë”, u shpreh Sali.

Ai shtoi se figura si Hazbi Topojani mbeten shembull dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme, duke lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri.



Të ndryshme
Më shumë
“Politico”: Është arritur kompromis në BE për kërkesat e Bullgarisë!29 October 2020
Zvicra publikon statistikat: Algjerianët të parët për krime, por ja ku listohen shtetasit e Kosovës dhe Maqedonisë 8 October 2026
Ekskluzive: BDl nis fushatën nga Gostivari24 September 2021