Nga Vendi
4 April 2026
Greqia nis gjobat digjitale me kamera inteligjente, përfshihen edhe targat e huaja

Greqia ka vënë në funksion një sistem të ri kamerash me inteligjencë artificiale për monitorimin e trafikut, duke nisur tashmë dërgimin e gjobave të para në mënyrë digjitale. Projekti po pilotohet në disa pika në Atikë dhe në autobusë që kontrollojnë edhe korsitë e transportit publik.

Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani janë lëshuar 130 gjoba, ndërsa sistemi identifikon automatikisht shkelje si kalimi me dritë të kuqe, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, si dhe mosvendosja e rripit të sigurimit apo helmetës.

Paralelisht, autoritetet greke kanë paralajmëruar krijimin e një platforme të vetme digjitale për të gjitha gjobat e trafikut deri në nëntor 2025, e cila do të lidhet edhe me pikat kufitare. Kjo nënkupton se automjetet me targa të huaja nuk do të mund të largohen nga vendi pa shlyer detyrimet e papaguara.

Masa pritet të ndikojë edhe te drejtuesit nga rajoni, pasi shkeljet e regjistruara nuk do të varen më nga ndalimi në vend, por do të ruhen dhe verifikohen në sistem në momentin e daljes nga Greqia.

Burimi: Portalb.mk



Të ndryshme
Më shumë
Ardi Behari emërohet drejtues i Sektorit të Edukimit në FSHF18 March 2026
Moti i paqëndrueshëm deri të enjten, fundjava sjell kthjellime dhe temperatura më të larta12 April 2026
Apasiev: Persona të njëjta regjistrohen edhe në Maqedoni edhe në diasporë27 September 2021