Nga Vendi
4 April 2026
Arbër Ademi mbështet protestën e studentëve, kërkon drejtësi për arsimin në shqip

Nënkryetari i BDI, Arbër Ademi, ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar nga studentët më 6 prill, duke e cilësuar atë si një reagim të drejtë ndaj kërkesave të tyre.

Sipas tij, protesta është një sinjal i nevojshëm për zbatimin e ligjit dhe garantimin e të drejtave. “Studentët po protestojnë për të drejtën e tyre dhe kjo është një shenjë e nevojshme për të kërkuar zbatim të ligjit dhe drejtësi”, u shpreh Ademi.

Ai theksoi edhe kontrastin mes teorisë dhe realitetit, duke shtuar se situata është shqetësuese për vetë sistemin arsimor. “Si profesor i tyre, më dhimbset që studentët që i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të dalin në rrugë për të kërkuar të njëjtën drejtësi”, deklaroi ai.

Ademi e lidhi qëndrimin e tij edhe me përgjegjësinë personale si prind, ndërsa përfundoi me një apel për mbështetje ndaj studentëve. “Si qytetar, nuk mund të hesht përballë padrejtësisë. Do të jem në krah të studentëve, sepse ata po kërkojnë vetëm atë që u takon, drejtësi”, theksoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk do të ju besohet! Inteligjenca artificiale regjistrohet si studente arti në një universitet në Vjenë10 June 2025
Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi rus brenda një apartamenti në Shëngjin28 June 2021
Isufi: Sot votova për të mirën e vendit, le të përfundojë kjo ditë sa më mirë!19 October 2025