Nga Vendi
5 April 2026
Filipçe: Qeveria po vonon masat, qytetarët përballen vetëm me rritjen e çmimeve

Shkup – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski për reagim të vonuar ndaj situatës ekonomike në vend, duke theksuar se qytetarët po përballen të vetëm me rritjen e çmimeve.

Sipas Filipçes, masat që opozita i ka propozuar prej javësh po shqyrtohen vetëm tani nga ekzekutivi, ndonëse, siç u shpreh ai, duhej të ishin zbatuar më herët për të shmangur efektin zinxhir të shtrenjtimit, sidomos pas rritjes së çmimeve të karburanteve.

Ai vlerësoi se çmimet e produkteve bazë ushqimore dhe kostot e jetesës kanë pësuar rritje të ndjeshme, ndërsa shtoi se paga minimale mbetet e pamjaftueshme për të përballuar këtë situatë.

Filipçe paralajmëroi se kriza ekonomike mund të thellohet më tej, duke përmendur edhe rrezikun për mungesë të karburanteve, bazuar në të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë për rritjen globale të çmimeve.

Ai i bëri thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa urgjente, si ulja e TVSH-së dhe akcizave për karburantet, si dhe rritja e rezervave shtetërore të naftës, për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Klodi reagon pas ndarjes nga Elijona24 September 2026
Ja si janë rënditur partitë për Zgjedhjet Lokale 202122 September 2021
Fifi tregon emrin që do t’i vendos djalit të saj20 October 2021