Nga Vendi
5 April 2026
Dr. Meral Uzeiri Ferati: Rrugëtimi sfidues i gruas drejt suksesit në jetën publike

Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Dr. Meral Uzeiri Ferati, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Çairit, një aktivitet i organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake, i fokusuar në fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në politikë dhe jetën publike.

Në këtë platformë me karakter politik dhe institucional, Dr. Uzeiri Ferati ndau përvojën e saj personale si një rrugëtim jo i lehtë, por i suksesshëm në angazhimin publik dhe politik. Ajo theksoi se për gratë, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, përfshirja në politikë ka kërkuar gjithmonë më shumë përkushtim dhe përballje me sfida të shumta.

Ky rrugëtim ka qenë sfidues, pasi gratë shpesh janë përballur me paragjykime dhe nevojën për të dëshmuar veten në mënyrë të vazhdueshme, u shpreh ajo, duke shtuar se pavarësisht vështirësive, gratë kanë arritur të ndërtojnë modele frymëzuese për shoqërinë.

Dr. Uzeiri Ferati shprehu mbështetjen e saj për çdo grua që kontribuon në jetën publike dhe vlerësoi rolin e tyre në krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të avancuar.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq: Do ta mundim Kosovën në Interpol dhe Unesco 6 September 2021
Levizjes BESA i bashkangjitet edhe këngëtari nga Tetova Jetmir Rexhepi29 June 2020
Varane merr përgjegjësinë për eliminimin e Real Madridit 8 August 2020