Nga Vendi
6 April 2026
Filipçe: Çështja e provimit të jurisprudencës në shqip është e mbyllur, të mos politizohet

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, deklaroi se kërkesa e studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është një çështje tashmë e zgjidhur dhe nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

Në një intervistë për emisionin n’Podium në Ora24.tv, ai theksoi se gjatë qeverisjes së mëparshme të LSDM-së janë miratuar ligje që mundësojnë realizimin e kësaj të drejte, por sipas tij, aktualisht ato ose nuk po zbatohen nga qeveria aktuale, ose janë tërhequr.

Filipçe iu referua edhe vërejtjeve të institucioneve ndërkombëtare, duke përmendur Komisionin e Venedikut, për të cilin tha se shqetësimi i vetëm lidhet me kostot financiare të përdorimit të gjuhës shqipe në gjykata dhe jo me të drejtën e studentëve për të dhënë provimin në gjuhën e tyre.

Ai ngriti pyetjen, cili është shpjegimi logjik që një student që studion dhe jep të gjitha provimet në gjuhën shqipe, të mos mund ta japë provimin përfundimtar në të njëjtën gjuhë.

Sipas tij, debati për këtë çështje është i panevojshëm dhe shoqëria duhet të fokusohet në prioritete të tjera, duke shtuar se në vendet e zhvilluara evropiane tema të tilla nuk diskutohen dhe se gjuha duhet të trajtohet si vlerë, jo si problem.



Të ndryshme
Më shumë
Florin Besimi dorëhiqet nga mandati i deputetit, kjo është arsyeja23 August 2020
Monomeri i klorur vinilit nga Ohis, gati për transport14 September 2020
Filipçe paralajmëron vaksinim edhe në terren23 June 2021