Nga Rajoni
7 April 2026
Berisha akuzon qeverinë Rama për mashtrim me pensionistët dhe thërret qytetarët në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë e Edi Rama për mashtrim në skemën e bonusit për pensionistët, duke thënë se ajo nuk ndihmon shtresat në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve të ushqimeve bazike.

“Qeveria nuk po i ndihmon pensionistët, taksat për naftën janë më të lartat në botë dhe shtresat në nevojë duhet të kompensohen”, deklaroi Berisha. Ai shtoi se fermerët duhet të furnizohen me naftë pa barrën fiskale dhe kritikoi bllokimin e sistemit të drejtësisë, duke paralajmëruar se korrupsioni rrezikon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Lideri i opozitës bëri thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e 17 prillit për të bllokuar sheshet dhe rrugët e Tiranës.



Të ndryshme
Më shumë
Jasmina e "Përputhen"tregon se kishte bashkëjetuar me prindërit e të dashurit24 September 2021
Kjo është historia e trishtë familjare e Shqiponjës, banores së “Big Brother”31 October 2026
Trump përballet me kritika për planin e importimit të naftës nga Rusia12 October 2026